
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është thirrur sot për të raportuar në Komisionin e Çështjeve Europiane. Gjatë fjalës së tij, Balla dha garancinë se të dhënat e sistemit TIMS janë 100% të mbrojtura dhe nuk ka rrjedhje të tyre.
Deputeti Agalliu e ka pyetur lidhur me luftën kundër drogës. Ai i drejtohet duke e pyetur se ende Shqipëria është destinacion i shitjes së heroinës. Cili është angazhimi për faktin se ende jemi vend pritës?
“Kuvendi është fuqiplotë. Dua të garantoj se të dhënat e çdo qytetari në sistemin TIMS janë 100% të mbrojtura. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rrjedhur nga ky sistem. I fortifikuar dhe falë mbështetjes së partnerëve. Dua të vlerësoj asistencën e SHBA-ve. Dua të falenderoj partnerët. Gjatë verës së vitit të kaluar sistemi u sulmua, por dua t’ju garantoj se sistemi është 100 % funksional. I kam kërkuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, përfshirjen e menjëhershme të SPAK. Ka qenë dhe rekomandim nga ana e tyre që kjo çështje të ndiqej nga Prokuroria e Tiranës.
Garantoj çdo qytetar shqiptar dhe të huaj, ka hyrë apo ka dalë nga vendi, kemi një qendër të operimit të të dhënave, që ka standardet më të mira. Pretendimet të verifikohen edhe nga prokuroria. Në aspektin tim si ministër i Brendshëm nxis që të hetohen çdo rast nga prokuroria. Rezulton se nuk ka pasur asnjë kopjim apo rrjedhje. Kur kthehet balta në piedestal, flitet për përdorim të të dhënave. Kjo është e pamundur! Sapo prokuroria të mbyllë hetimet, do t’ju informoj dhe do të vij këtu”, tha Balla.
Ndërsa deputetja Jorida Tabaku i është kundërvënë dhe ka ironizuar duke thënë se do të sugjeronte që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit që janë përfshirë në këtë skandal t'i largojë vetë nga Policia, para se t'i marrë SPAK-u dhe të lësh një njollë të madhe të zezë në historinë e Policisë së Shtetit.
Lini një Përgjigje