TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 10:59

Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, reagon Presidenti Begaj: E papranueshme, autoritetet të zbardhin sa më parë ngjarjen!

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj gazetarit Gjergj Zefi, reagon Presidenti Begaj: E papranueshme,
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Editori i 'Pamfletit' sulmua nga një grup kriminelësh pasditën e djeshme në Tiranë, sapo doli nga zyra e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Begaj ka kërkuar nga organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje.

Presidenti e cilëson këtë ngjarje të papranueshme.

Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, ka shkruar Begaj.

Persona ende të paidenfikuar kanë goditur me sende të forta administratorin dhe editorin e portalit online “Pamfleti.net” Gjergj Zefi. Ngjarja është shënuar pasditen e 3 tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë.

Gazetari është sulmuar sapo ka dalë nga zyra. Autorët ishin gjysmë të maskuar. Ndërkohë policia ka identifikuar pronarin e makinës së autorëve dhe bëhet fjalë për shtetasin Renato Bodurri nga Elbasani. Hetimet për ngjarjen vijojnë. 

 

dhuna ndaj gazetarit gjergj zefi presidenti begaj

Lini një Përgjigje