TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 13:08

Parlamenti i Shqipërisë seancë të posaçme për Kosovën më 12 Tetor

Shkruar nga Pamfleti

Parlamenti i Shqipërisë seancë të posaçme për

Më 12 Tetor në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet seanca e posaçme plenare për projekt-rezulutën e PS-së për ngjarjen e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 Shtatorit ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 2 të tjerë.

Në dokumentin e dorëzuar nga PS shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit ushtarak të një njësie terroristësh serbë. Rezoluta shpreh mbështetje për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia duhet të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të hapë një hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve.

Debati në Konferencën e Kryetarëve:

Nikolla: Debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

Lini një Përgjigje