TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 21:17

Përplasjet brenda PD-së, Salianji akuza grupit të Bashës: Formacion ndihmës i qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet brenda PD-së, Salianji akuza grupit të Bashës:

Deputeti demokrat Ervin Salianji mohoi të ketë një bashkëpunim me Ramës dhe Berishës sa i takon rezolutës për Kosovë.

Në studion e Debatit në A2 CNN ai tha se formacioni i Lulzim Bashës nuk është opozitar, por është formacion ndihmës qeveritar. Sipas tij çdo qëndrim i Bashës është nën shërbim të qeverisë Rama.

“Nuk ka bashkëpunim, por mosdakordësi. Grupi i PD kemi kërkuar të zhvillohej këtë të hënë për shkak të emergjencës dhe detyrimit që ka parlamenti shqiptar për të qenë krah Kosovës. Mosdakordësitë e tjera janë të dukshme me Ramën. Rama kërkoi konferencë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe u tërhoq për shkak të presionit të PD. Ky zotëria fle. Formacioni i Bashës nuk është opozitar, por është formacion ndihmës qeveritar. Nuk është opozitar. Në çdo qëndrim që del nga ai zë është një shërbim që i bëhet qeverisë”, tha ai.

salianji basha pd

Lini një Përgjigje