
Deputeti demokrat, Ervin Salianji duke komentuar situatën brenda grupimeve të PD-së deklaroi se Lulzim Basha është një nga 4 njerëzit që duhet të largohen urgjentisht nga politika.
Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2CNN”, Salianji tha se Basha nuk ka vota dhe mbështetje pasi një gjë të tillë ai e ka konstatuar nga komunikimi me strukturat në terren.
“Nëse duhet një riformatim i klasës politike ky është një nga 4 njerëzit që duhet të largohen. Nuk ka vota. Edhe nga komunikimet që kam unë me njerëz të PD dhe me struktura dhe qytetarë në terren Nëse do të ketë një sigël, apo çdo formacion që drejtohet nga ndihmës qeveritari Basha, qeveria do të jetë e përçarë jo opozita. Ato vota që merr ky do të shkonin kundër PD dhe opozitës. dalja e këtij më vete e përçan qeverinë dhe duhet parë në këtë kontekst. Çdo dalje e këtij në zgjedhje e përçan qeverinë”, tha ai.
Lini një Përgjigje