TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 09:41

Shtyhet gjyqi për statutin e PD-së, grupi i Bashës kërkon përjashtimin e gjyqtarit

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet gjyqi për statutin e PD-së, grupi i Bashës kërkon

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e PD-së së Lulzim Bashës për të regjistruar ndryshimet statutore që u bënë në Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, që u mbajt më 2 shtator të këtij viti.

Ndërkohë seanca për statutin e Partisë Demokratike është shtyrë sërish.

Kjo shtyrje erdhi si pasojë e përplasjeve që janë krijuar në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.

Edhe pse gjykata u la 2 ditë kohë për paraqitje shtesë të dokumenteve për të vërtetuar zhvillimin e Këshillit Kombëtar nga ana e Bardhit, përfaqësuesit thanë më gjykatë se nuk është procesi në fjalë për të sjell këto dokumente.

Sipas vlerësimit të gjykatës, në dosje ka dokumentacione të mjaftueshëm dhe me këtë arsyetim u rrëzua pala e Bashës. Për shkak të këtij vendimi, përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyqësor.

Çështja në fjalë, u shqyrtu nga gjykatësi Niko Rapi, ndërkohë, palë në këtë proces është dhe Rithemelimi, pasi ka kërkuar që gjykata të mos e regjistrojë statutin e ri të kryedemokratit Lulzim Basha pa u shqyrtuar çështja në themel.

Përfaqësues të Partisë Demokratike në shqyrtimin e sotëm në Gjykatën e Tiranës ishin Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, Gazment Bardhi u përfaqësua nga Marash Logu e Redi Rama, ndërsa Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha përfaqësohet nga Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.

Grupi i Rithemelimin kërkoi pezullimin e zgjedhjeve të Bashës dhe ndryshimeve statutore të bëra në 2 shtator, me arsyetimin se nuk mund të regjistrohen pa u zgjidhur më parë çështja se kujt i takon vula.

Kjo e fundit është një tjetër çështje pezull dhe gjykimi është në dorë të Gjykatës së Lartë.

Ndërkaq gjatë fjalës së tij përfaqësuesi ligjor i Bashës, Indrit Sefa kërkoi mosnjohjen online të Këshillit Kombëtar të PD-së në datën 27 shtator.

Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore:

Sefa: Kemi dyshime së Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur online nuk është mbledhur kurrë...

Gjykata: Nuk është kjo objekt i gjykimit tonë.

Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve.

Me statutin e 2 shtatorit, Basha përqëndroi pushtetin në duart e tij, duke marrë jo vetëm postin e kryetarit të partisë, por edhe të kryetarit të grupit parlamentar.

Një tjetër ndryshim ishte përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, pra mbështetësit e Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

nis gjyqi për statutin e pd-së

Lini një Përgjigje