TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2023, 07:40

Kaosi në Parlament, deputeti i PS: Humbja e opozitës në 2025-ën është e sigurt!

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Parlament, deputeti i PS: Humbja e opozitës në
Petro Koçi

Pas bllokimit të mbledhjeve të komisioneve, së fundmi aksioni opozitar kulmoi me përmbysjen e karrigeve në Kuvend dhe hedhjen e tymueseve duke bërë të pamundur vijimin e seancës plenare.

Lidhur me këtë deputeti socialist, Petro Koçi tha se situata e krijuar vjen si pasojë e nisjes së hetimit të SPAK ndaj Berishës për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Ai tha se Berisha e kishte nuhatur prej kohësh se do të vihej nën hetim dhe prandaj po përpiqet ta kthejë në raport politik dhe jo në raport mes tij dhe drejtësisë.

“Përsa kohë opozita do mendojë se situata ndodhet është për fajt të mazhorancës, nuk ka për t’u shëruar kurrë. Do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë duke mos i zgjidhur dot as përçarjet mes tyre. Kur u shpall Berisha non-grata, ai dhe shumë të tjerë folën për fakte që mungonin.

Nëse do pyesim opinionin publik në Shqipëri, ka plot fakte që janë përmendur gjithmonë por kemi një fakt që është kthyer në akuzë direkte nga SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Kjo fabul që po ndërton opozita është si pasojë e asaj që i ndodhi Berishës. Ai e ka nuhatur prej kohësh, dhe po përpiqet ta kthejë në raport me natyrë politike. Mendoj se kjo që po ndodh është përpjekje për të transferuar krizën që ka ky individ dhe gjithë opozita në parlament.”- tha Koçi.

Mes të tjerash, deputeti tha se nëse opozita do të vijojë në këtë mënyrë, e ka të sigurtë rrugën drejt humbjes së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

 

petro koçi

Lini një Përgjigje