TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 22:36

Përgjimet e ‘SKY’, Salianji: Priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet e ‘SKY’, Salianji: Priten arrestime të forta

Deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se priten arrestime të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit pas përgjimeve të dala nga Sky.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, deputeti demokrat e bëri këtë deklaratë teksa komentonte mbi lajmin se në parlament ditën e sotme kanë shkuar disa hetues të BKH-së.

Nëse vijnë agjentë të BKH-së nëse është e vërtetë që janë dhe prokurorë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duhet të vijnë për ndonjë ministër dhe kam përshtypjen që kërkojnë ndonjë ministër, apo ndonjë nga këta krerët e Policisë së Shtetit për shkak se kanë dalë shumë në Sky. E dini ju, priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë përfshi edhe drejtuesi i AMP-së dhe disa drejtorë të rëndësishëm që kanë dalën në përgjime Sky duke komunikuar me kriminelë”, u shpreh Salianji.

përgjimet sky salianji

Lini një Përgjigje