TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 21:54

“Kreu i SPAK informoi partnerët”, Bardhi akuza të forta: Rama ka kërkuar takim informal me Altin Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

“Kreu i SPAK informoi partnerët”, Bardhi akuza të forta:

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë sot në një emision televiziv. Ai ka treguar për një takim të fshehtë që kryeministri Edi Rama ka pasur me kreun e SPAK Altin Dumani.

Rreth 1 muaj, apo 1 muaj e gjysmë, Edi Rama e ka thirrur në një takim, drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Kam burim të dorës së parë. Dumani ka refuzuar takimin me kryeministrin. Ka informuar shërbimet partnere që Rama kërkon të takojë drejtuesin e SPAK. Nën këshillimin e shërbimeve partnere, i ka kërkuar motive dhe arsyet zotit Rama, për takimin që kërkonte me zotin Dumani.

Dhe pasi i është dhënë një shpjegim, që kryeministri dëshironte të mbështeste me fonde SPAK, ka shkuar atje së bashku me një përfaqësues të shërbimeve inteligjente, sipas informacioneve që kam unë.

Kjo tregon një integritet të caktuar, sepse nuk është e ndaluar që drejtuesi i SPAK, të takojë zyrtarisht kryeministrin e vendit. Por ajo që i kishte tërhequr vëmendje Dumanit, ishte se takimi ishte kërkuar në rrugë jo zyrtare, por në rrugë informale dhe për këtë arsye kishte ndjekur këtë rrugë, që për mua më krijon besimin e një njeriu me integritet.

A do jetë edhe kështu në vijim, nuk di të them”, u shpreh Gazment Bardhi në SYRI TV.

Lini një Përgjigje