TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 21:41

“Salianjit nuk i ndez fitili”, Gjylameti ironizon aksionin opozitar në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

“Salianjit nuk i ndez fitili”, Gjylameti ironizon aksionin opozitar

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ironizoi aksionin e opozitës gjatë seancës së sotme në Kuvend që përfundoi me tensione mes deputetëve.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’, teksa komentoi ndezjen e tymueseve nga deputeti Ervin Salianji, Gjylameti tha se atij iu deshën 3 flakadanë që të ndizte tymuesen se i ishte djegur fitili.

“Kishte nja tre flakadanë të skaduar, se i ishte lagur fitili, siç i është lagur opozitës. Kjo që ndodh me opozitën sot është fatkeqësi”, tha ajo.

Sipas saj, episodet e dhunës që u panë sot në kuvend nuk bën krenar askënd dhe e kthen vendin shumë vite prapa.

Nuk mund të rikthejmë Shqipërinë në vitet e errëta të parlamentarizmit. Nuk bën njeri krenar episodet e dhunës, nga parlamenti që është tempulli i demokracisë nuk duhet të përplasen grushtet dhe karriget, kjo e sotmja ishte e paralajmëruar dhe në ditët që diskutohej ligji më i rëndësishëm i shtetit që është buxheti”, tha Gjylameti.

gjylameti ironizon akisonin opozitar

Lini një Përgjigje