TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 20:06

Kaosi në Kuvend, Braçe: Berisha ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Braçe: Berisha ka nxjerrë potencialin e tij

Deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar kaosin e krijuar në seancat e fundit plenare dhe në komisionet parlamentare nga Rithemelimi me në krye Sali Berishën, tha se ish-kryeministri ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK.

Në një intervistë për “Report tv”, ai deklaroi se Berisha duhet të ishte larguar nga politika që pas ngjarjes së Gërdecit.

Nga njëra anë jam i lumtur me aktet normative që miratuan sot për fermerin, për paketën fiskale që ndihmojnë bujqësinë e mirë dhe masive... Ama nuk mund të lejojë që gjithçka që ndodh si destruktive në Kuvend të jetë dialog me gjykatësit dhe prokurorët. Ky është turp që është pranuar që Berisha është faktor destabilizues i jashtëzakonshëm. Ka nxjerrë potencialin e tij destabilizues për të shantazhuar prokurorët e SPAK. Fjalët e tij në adresë të gjykatëse duhet të ndalohen. Sali Berisha duhet të ishte në politikë që kur ndodhi Gërdeci, që kur ndodhën vrasjet në Bulevard. Pandëshkueshmëria i ka mbajtur sot në politikë.  Nuk mundet që Kuvendi i Shqipërisë të materializoje betejën apo dialogun e tyre me drejtësinë”, tha Braçe.

braçe berisha spak

Lini një Përgjigje