TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2023, 19:26

I dërguari i SHBA mesazh armiqve të drejtësisë: Mbështesim fuqishëm reformën, luftoni korrupsionin!

Shkruar nga Pamfleti
I dërguari i SHBA mesazh armiqve të drejtësisë:
David Wisner

SHBA-të kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri. Dhe duke e ditur që është e vështirë, po bëhet përparim i vërtetë...

I dërguari me punë i SHBA-së në Shqipëri, David Wisner ka dërguar sot mesazhe të qarta në drejtim të armiqve të reformës në drejtësi.

Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e përgjithshme të asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë ku u prezantua drejtuesi i ri dhe ka folur për klimën e investimeve në vendin tonë. Ambasadori u ndal te reforma në drejtësi, duke e bërë të qartë se SHBA nuk bën asnjë hap pas dhe do të vijojë të mbështesë atë projekt. Sipas tij, reforma ka hasur vështirësi, por po përparon.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur drejtësia e re është vënë nën sulm frontal. Sali Berisha, Ilir Meta dhe të gjithë ata që u shkojnë pas po e sulmojnë përditë drejtësinë e re, kjo pasi Berisha është marrë i pandehur për korrupsion.

Nga ana tjetër, diplomati dërgoi dhe një mesazh për qeverinë. Sipas tij ajo ka detyrë të zgjidhë çështjen e pronave dhe të luftojë korrupsionin, me qëllim që të thithen investime.

Sigurisht ekziston një lidhje e qartë e shtetit të së drejtës dhe një klime të shëndetshme të biznesit. Ndaj, për këtë qëllim SHBA-të kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri. Dhe duke ditur që është e vështirë, po bëhet përparim i vërtetë.

Jam besimplotë që Shqipëria do të tërheqë më shumë investime nga SHBA, teksa qeveria bën më efikase rregullat dhe procedurat, zgjidh procedurat për pronat, çrrënjos korrupsionin nga sektorët e biznesit dhe drejtësisë. Kjo do të ndihmojë punët tuaja dhe do të na bëjë të gjithëve më të begatë”, tha i dërguari i SHBA.

Për shkak se Senati Amerikan ka bllokuar emërimin e ambasadorit të ri, ambasada drejtohet nga David Wisner. Ky i fundit ka qenë i tërhequr sa i takon zhvillimeve politike. Që pasi Berisha u mor i pandehur, Kuvendi është futur në kaos. Po ashtu drejtësia po sulmohet dhe sot ishte reagimi i parë i tij. Ndonëse jo drejtpërdrejtë, diplomati e bëri të qartë se reforma është mbështetur dhe do mbështet prej tyre. /Pamfleti

i derguari i shba reforma ne drejtesi korrupsion

Lini një Përgjigje