TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 16:48

Nga ILDKP, te Kadastra, Tatimet e Doganat, SPAK 16 shkresa institucioneve për pasurinë e Berishës; zbardhet dokumenti

Shkruar nga Pamfleti
Nga ILDKP, te Kadastra, Tatimet e Doganat, SPAK 16 shkresa institucioneve
Berisha sot para SPAK

Akuzat e Berishës, zbulohet lista e kërkesave që SPAK ka dërguar në institucione në kuadër të hetimit të pasurisë...

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot nga dera e SPAK, duke akuzuar ish-drejtuesin e saj, Altin Dumani, se kishte firmosur 16 kërkesa brenda një dite për të hetuar pasurinë e tij. Sipas tij, janë hetuar madje edhe mbesat e tij, të cilat në atë kohë nuk kishin lindur.

Por për çfarë bëhet fjalë dhe cilat janë institucionet që kanë dorëzuar të dhëna për Sali Berishën? Sipas listës së siguruar nga “Pamfleti”, bëhet fjalë për 12 institucione, pasi në disa institucione ka pasur nga 2-3 kërkesa.

Nga ILDKP, te Kadastra, Tatimet e Doganat, SPAK 16 shkresa institucioneve

Kur nisën hetimet për dosjen “Partizani”, SPAK nisi edhe verifikimin pasuror të familjes Berisha dhe hetimet janë shtrirë në disa drejtime, duke kërkuar të dhëna nga Bashkia e Tiranës, Tatimet, Doganat, Kadastra, ILDKPI dhe një sërë organesh të tjera.

Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Dumani për 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij, edhe katër vite para lindjes së tyre. Dërguar çdo institucioni, pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës, i cili tha se SPAK duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën. Kjo është lista, ata brenda një dite kanë dërguar 16 kërkesa për hetim 30-vjeçar”, u shpreh Berisha.

Në fakt, siç mund të shihet edhe në dokument, kërkesat janë të periudhës prill–maj 2022. Në kuadër të hetimeve, SPAK më pas u sekuestroi Jamarbër Malltezit dhe Argitës Berisha 25 pasuri. Në listë përfshihen vila në Gjirin e Lalëzit, apartamente, garazhe, troje etj.

Edhe pse Berisha pretendon se këto veprime nuk kanë lidhje me dosjen, SPAK, si në raste të tjera (p.sh., Ilir Meta), ka zhvilluar paralelisht hetim financiar, duke analizuar fitimet dhe shpenzimet në periudhën kur ai ka qenë në detyrë. Berisha ka 35 vjet në politikë dhe hetimet janë shtrirë deri në vitin 1992, kur ai ishte President.

Hetimet pasurore vijojnë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të tjera në këtë çështje. 

Institucionet ku janë dërguar shkresat

1.       Bashkia Tiranë

2.       Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

3.       Qendra Kombëtare të Biznesit

4.       ILDKPKI

5.       Ministria e Drejtësisë, drejtoria e Teknologjisë dhe Informacionit

6.       Instituti i Sigurimeve Shoqërore

7.       Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

8.       Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

9.   Drejtoria e Drejtimit të Pronave Publike, ministria e Financave

10.   Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë

11.   Ministria e Mbrojtjes

12.   Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

/Pamfleti

3 Komente

  1. P
    Pytje

    Dhe çfare doli nga gjithe kto kerkesa? Kjo do na intetesonte me shume sesa te dime sa institucione kane marre pjese ne Hetim?

    1. E
      Emer

      Shume mire. Cfare kane gjetur?

      1. N
        Nkunku

        Lara paci kshu me faoni para Laci

        Lini një Përgjigje