TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 15:41

Pas takimit me Osmanin, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti

Shkruar nga Pamfleti
Pas takimit me Osmanin, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Kosovë. Ai është pritur, me një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë.

Rama u takua më herët me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa vizita e tij vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish krerëve të UÇK-së.

Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës si një “prokurori idiotësh” pasi ka kërkuar 180 vite burg për 4 ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asgjë nga akuzat që ka ngritur kundër tyre.

Rama tha se lufta e UÇK nuk kishte të bënte as me terror dhe as me spastrim etnik por kundër sunduesve të huaj. Rama e cilësoi këtë proces si të nxitur nga raporti famëkeq i Dick Marty pr Dick Marty, për të cilin tha se uron që të mos prehet aty ku është.

Po ashtu, kryeministri u shpreh se edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është “kërcënuar” për dy vjet nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, pasi sipas tij, nuk lejoi që prokurorët të kërkonin për “prova” edhe në zyrën e Presidentit.

edi rama dhe albin kurti

Lini një Përgjigje