Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Igli Tafa, i cili u emërua në krye të Agjencisë Shtetërore të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është një “kukull dhe vegël të klanit të Surrelit.”
Berisha deklaroi se Tafa është i lidhur me tenderin me vlerë 75 milionë euro.
Ai shtoi se përmes këtij emërimi, qeveria synon të ruajë kontrollin mbi AKSHI-n.
Në deklaratën e tij, ai u ndal edhe te paga e Tafës, duke thënë se ka qenë më e lartë se niveli mesatar dhe se kryeministri ka ndërhyrë për ta rregulluar atë.
“Në krye të kopshtit provat të tij AKSHI vendoset famëziu Igli Tafa. Ai përfaqëson drejtorin e sigurisë kibernetike, që është edhe autori i tenderit 75 mln euro për baxhon e Ramës apo për kunatin e florinjtë të Linda Ramës, në të cilën nuk vërtetohet dot asnjë punim apo shpenzim përvec plaçkitjes nga thesari i shtetit prej 75 mln eurosh, që i fundit me 25 milion… Pra Igli Tafa është një kukull, vegël e klanit të Surrelit që do të mbajë me çdo çmim AKSHI-n nga ku kanë plaçkitur qindra milionë euro.
Tafa ka patur një rrogë dy herë më të mdhe dhe Rama ka marrë përsipër t’i rregullojë rrogën. Rama po e bën AKSHI si ndërmarrje shtetërore private, ku duart e zeza të klanit Rama nëpërmjet Frangut të tij, shtrihen dhe e kapin plotësisht.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje