TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 12:46

"Dorëheqja e Ramës, kusht për zgjidhjen e krizës", Berisha: Po kërkon asgjësimin e drejtësisë për hallet e tij

Shkruar nga Pamfleti
"Dorëheqja e Ramës, kusht për zgjidhjen e krizës",
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës ligjore të ndërmarrë nga Partia Socialiste lidhur me çështjen e pezullimeve të zyrtarëve nga detyra, duke marrë shkas nga rasti “Balluku”.

Në një dalje për mediat, Berisha e përqendroi kritikën kryesisht te kryeministri Edi Rama, të cilin e akuzoi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe përpjekje për të mbrojtur veten dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

Sipas tij, ndryshimet ligjore të propozuara nga mazhoranca synojnë të kufizojnë kompetencat e Prokurorisë për pezullimin e zyrtarëve të dyshuar për shkelje, duke e cilësuar këtë si një hap të rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor.

Kreu i opozitës e cilësoi situatën aktuale si një “udhëkryq të rrezikshëm” për vendin, duke theksuar se, sipas tij, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë rrezikojnë stabilitetin dhe integrimin europian të Shqipërisë.

“Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për t’i hapur rrugën zgjidhjes së udhëkryqit më të rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria në të gjitha kohërat. Vetëm dorëheqja e këtij armiku të rrezikshëm të paqes dhe stabilitetit, kusht themelor për zgjidhjen e kësaj krize që po përpin vendin çdo ditë e më shumë. Rama për të mbrojtur krimet e tij monstruoze, vjedhjet e tij të pa llogaritshme, po kalon në veprimtari të tjera në asgjësimin e sistemit të drejtësisë në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten dhe bandën e tij plaçkitëse qeveri.

Amandamentet që kërkon të sjellë pas reagimit të fuqishëm dhe kartonit të zi që i nxorën në Buksel, kanë qëllim kryesor të mbrojnë personin Edi Rama dhe anëtarët e organizatës së tij kriminale. Pezullimi i zyrtarëve nga detyra për keqbërjen ndaj qytetarëve, është një ne, ligj, e drejtë ligjore kushtetuese e Prokurorisë e institucionit të akuzës së çdo vendi. Është një e drejtë që ligjvënësit i kanë njohur prokurorëve dhe gjykatësve për të mbrojtur interesat e qytetarëve”, u shpreh Berisha.

berisha rama

Lini një Përgjigje