TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 13:18

Gjyqi në Hagë, Rama: Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite se nuk lejoi prokurorët t’i dhunonin zyrën

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Hagë, Rama: Vjosa Osmani është kërcënuar
Kryeministri Edi Rama

"Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite"

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar për dy vite rresht.

Rama tha se Osmani është kërcënuar pasi nuk ka lejuar që prokurorët e Hagës të ushtronin kontroll në zyrën e Presidencës.

Sipas Ramës, kërkesa ka qenë e justifikuar me pretendimin për verifikimin e provave të krimeve kundër njerëzimit, ndërsa shtoi se Osmani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

“Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovës, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunon zyrën e institucionit të presidentit, se medemk do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit. Gjë që do ta vendonte Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën epërsi gjenden prova deri në zyrën e presidenti, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”, tha Rama.

Ndërkohë, Rama ka folur edhe në lidhje me proceset gjyqësore në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke deklaruar se ndaj tyre nuk ka prova për krime si terror, pastrim etnik apo krime kundër njerëzimit.

Gjatë fjalës së tij, në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga Prof. Dr. Ahmet Shala, akademik e ish-ambasador i Kosovës, Rama tha se katër drejtuesit e UÇK-së nuk u armatosën për të ushtruar politikë shfarosjeje, por për t’iu kundërvënë një politike të tillë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sipas tij, Gjykata Speciale, e votuar nga vetë Kuvendi i Kosovës, nuk u krijua për të vendosur Kosovën në bankën e të akuzuarve. Rama foli për ekzistencën e një plani afatgjatë që, sipas tij, ka nisur me raportin e Dick Marty-t për trafikim organesh dhe është shtyrë përpara nga përfaqësues rusë në Këshillin e Evropës.

Kreu i qeverisë deklaroi gjithashtu se ish-presidenti i Kosovës është “marrë peng” që nga momenti kur ishte nisur drejt SHBA-së.

“Sipas kërkesës së prokurorisë së tribunalit në Hagë, këtyre të dënuarve do t’u shtohen edhe katër të tjerë në anën tjetër të barrikadës, ndërkohë që prokuroria nuk pati kapacitetin të provojë asgjë të ngjashme, pasi nuk ka në aktivitetin e katër udhëheqësve të UÇK-së. Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre dhe UÇK-së me terrorin, pastrimin etnik, varre me njerëz të pafajshëm, shënjestrimin e fëmijëve dhe grave, apo me përdhunime, vrasje, mbytje njerëzish në lumë.

Ata katër burra nuk u armatosën për të ndërtuar një politikë shfarosjeje, por kundër një politike shfarosjeje. Nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Faktikisht, ata vetë, me dorën e tyre, e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë që në letër është një gjykatë e Kosovës, jo për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën. Faktikisht, sot jemi në kushte kur ka marrë formë thuajse përfundimtare, pasi fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë, i cili ka nisur me raportin famëkeq të Dick Marty-t për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së.

Ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësuesit e Putinit në Këshillin e Evropës dhe është ngritur mbi një rezolutë, që për turpin e vet, Këshilli i Evropës nuk gjen kurajon ta rishikojë. Ai plan ka vazhduar dhe ka marrë jetë ditën që presidenti i Kosovës ishte nisur në SHBA.

Qysh nga ai moment, presidenti i Kosovës është marrë peng. Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar; ju nuk e dini, pasi nuk është thënë asnjëherë. Presidentja e Kosovës është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës se me demek do kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit. Kërcënimi i Presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe nderin e Kosovës, ajo e ka ndaluar një gjë të tillë.“, u shpreh Rama.

rama vjosa osmani kercenuar

1 Komente

  1. M
    Meti

    E cfare lidgje ka ky fakt me rastin e Shqiperise. Athe kane kerkuar prova per "krime" ndersa ketu behet fjale per korruspion te larte shteteror. Jane dy gjera dhe ngjarje pa asnje lidhje. Po ndofta, besoj shume shpejt, do ti vije rradha edhe ketij.

    Lini një Përgjigje