Deputetja e PD, Jorida Tabaku në Komisionin e Ligjeve gjatë debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike paraqiti kundërshtimet e saj lidhur me funksionimin e AKSHI-t dhe ndryshimet e propozuara në menaxhimin e infrastrukturës digjitale.
Tabaku theksoi se, pavarësisht hetimeve dhe akuzave për tenderat në fushën e teknologjisë, nuk është kryer një auditim i plotë dhe i pavarur për mënyrën e përdorimit të fondeve publike. Ajo kërkoi transparencë për fondet e administruara ndër vite nga agjencia.
“Ato tendera 500 milionë euro që jepte AKSHI, që deri dje ashtu siç thotë edhe SPAK janë dhënë nga një grup i strukturuar kriminal,” – deklaroi Tabaku në komision.
Deputetja ngriti pikëpyetje për mungesën e një kontrolli të thelluar financiar, teknik dhe të sigurisë në një institucion që, sipas saj, përballet me akuza për shpërdorim dhe lidhje kriminale. Ajo argumentoi se çdo reformë duhet të paraprihet nga një proces i qartë verifikimi.
Në vijim të diskutimit, Tabaku kundërshtoi kalimin e infrastrukturës kritike digjitale, përfshirë databazat dhe sistemet shtetërore, në një shoqëri aksionere me përfshirje private.
“Kush do të kujdeset për sigurinë kombëtare? Kush do të kujdeset për të dhënat e shqiptarëve që mos dalin sheshit?”, pyeti Tabaku.
Ajo shtoi se në vendet e Bashkimit Europian infrastruktura kritike digjitale administrohet nga shteti për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave dhe ndikimit në sigurinë kombëtare. Sipas saj, transferimi në një strukturë hibride, pa garanci të qarta dhe pa konsultim me autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave, krijon precedent problematik.
Në përmbyllje, Tabaku e lidhi projektligjin me mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
“Ligje që e kanë kthyer parlamentin në noter,” – theksoi ajo, duke shtuar se kjo nismë përbën një tjetër hap drejt institucionalizimit të pandëshkueshmërisë.
Meqë jemi tek infrastruktura dixhitale dua të bëj të njëhur një fakt.U mundova të zbresë në e-albania një vërtetim negativ pensioni por nuk munda. Pas aplikimit merja përgjigjen;''Është bërë një gabim,provojeni më vonë!" Provova shumë herë "më vonë",rezultat i njëjtë. Pyeta një të njohurin tim në Shqipëri dhe me pak fjalë më tha se e-albania është "privatizuar",janë hapur gjithandej zyra ku qytetarët marin shërbimin që u kërkohet,pra e-albania është nxjerë qëllimisht jashtë funksionit.Me këtë rast i sygjeroj "Pamfletit" ta hetojë këtë hamëndësi,që nuk është çudi të ndodhë pasi në albanistan ndodh gjithshka.Me respekt "një lexues"