TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2024, 17:16

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj uron besimtarët: Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj uron

Presidenti Bajram Begaj iu është bashkuar urimeve me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit ditën e nesërme.

Në një postim në rrjete sociale, Begaj uron që durimi dhe pastrimi shpirtëror ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme dhe të udhëhequr nga e drejta.

"Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.

Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!", shkruan presidenti Begaj.

 

ramazani presidenti begaj besimtare agjerim

Lini një Përgjigje