Kreu demokrat ka reaguar lidhur me protestat qytetare, që zhvillohen prej 36 ditësh dhe që kërkojnë largimin e klasës politike, të cilën e bëjnë përgjegjëse për tranzicionin e zgjatur që kalon vendi.
Një nga parullat kryesore të protestës është “Rama n’burg, Berisha n’burg”, por për kreun demokrat këto janë klithma të atyre që i konsideroi si opozita e opozitës.
“Janë disa klithma, përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë, e cila mendon se nuk mund të rritet si opozitë me praninë e Sali Berishës për faktin e vetëm se janë fake opozitë. Për faktin e vetëm se flirtojnë. Ndaj ata shfrytëzojnë këtë protestë për një slogan apo parullë të tilla”, tha Berisha.
Në vijim kreu demokrat u shpreh se PD dhe aleatët e saj, e mbështesin fuqimisht protestën, por nuk ndërhyjnë në punët e saj.
“Qëndrimi ynë ka qenë që në fillim dhe ju duhet të keni shumë të qarta ato që deklaroj unë, kurrë nuk ndryshoj unë nga ato. Asnjë ndërhyrje në punët e saj.
Nuk është protesta jonë, dhe e drejta dhe morali duhet të ishin të pamëshirshme ndaj atyre që përpiqen t'ia kapin apo manipulojnë atë protestë të rinjve shqiptarë.
Po, kam deklaruar dhe deklaroj se bazuar në pesë kërkesat e tyre, Partia Demokratike mbështet me të gjitha mundësitë e saj protestën. Jashtë çdo konotacioni, simboli partiak, por thjesht në frymën qytetare. E kemi bërë këtë në rrafshin brenda vendit, e kemi bërë këtë po me kaq zell në rrafshin ndërkombëtar dhe me sukses.
Protesta ka marrë mbështetjen ndërkombëtare të Partisë Popullore që qeveris sot Europën, partisë më të fuqishme sot në spektrin politik europian.
Ky është qëndrimi ynë, po as kemi tentuar, as nuk tentojmë, as nuk dëshirojmë, jo.
Ne jemi forcë politike që ishim në protestë, doli kjo protestë dhe kërkesat janë të njëjta me ne, e mbështesim plotësisht”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje