TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2024, 14:46

Takimi në Shkodër, Rama porosi strukturave të PS: Hapni dyert edhe për demokratët

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Shkodër, Rama porosi strukturave të PS: Hapni dyert
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas inspektimeve në Shkodër me kryebashkiakun Benet Beci, është takuar edhe me strukturat e socialistëve. 
Në fokus ka qënë rienergjizimi i partisë socialiste, process në të cilin janë përfshirë të gjitha strukturat në të gjithë vendin. 

Gjatë takimit me strukturat e PS në Shkodër, Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit.

“Duhet të jemi më gjithëpërfshirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur.” – mësohet të ketë thënë Kryeministri Rama. 

Ai ka kërkuar nga socialistët që të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të promovojnë punët e mira që po bëhën në Shkodër por edhe në të gjithë vendin pasi është një mënyrë që funksion dhe rrit besimin e të tjerëve ndaj Partisë socialiste. 

Ai i ka kërkuar drejtuesve të kësaj force politike që të jenë pranë orgnaizatave socialiste dhe të flasin me njerëzit për probelemt dhe nevojat që ato mund të kenë dhe që mund t’I zgjidhen.

Nuk kanë munguar edhe batutat mes socialistëve kur një prej pjesmarrësve i ka rënë telefoni gjatë takimit ndërkohë që me batutë Rama i është kthyer “Me siguri është gruaja”, duke e kaluar me batutë këtë moment.

 

takimi në shkodër rama pd

Lini një Përgjigje