Kryebashkiaku i Pukës nga radhët e opozitës, Rrok Dodaj, ka treguar detaje rreth asaj që u diskutua në mbledhjen e përbashkët të kryebashkiakëve të qarkut të Shkodrës, kryeministrit Edi Rama dhe ministrave.
Dodaj tha se shpresonte që të mos kishte dallime mes bashkive të majta dhe atyre të djathta, përsa i përket vëmendjes nga ana e qeverisë.
Ai tha gjithashtu se një prej temave të diskutimeve në takim ishte libderalizimi i lejeve të ndërtimit, që sipas tij është kthyer në një problem në fshatrat e zonës.
“Një bashki e vogël do bëjë të njëjtën punë si një bashki e madhe. Pavarësisht se numri i punonjësve është më i vogël te bashkitë e vogla dhe më i madh te bashkitë e mëdha. U mor parasysh kjo, niveli i pagave do të jetë jo i diferencueshëm me ça dëgjuam ne në takimin me kryeministrin, ministrat dhe kryebashkiakët.
Tjetër risi ishte edhe liberalizimi i lejeve të ndërtimit nëpër fshatra, pasi njerëzit nuk mund të ndërtojnë një çati, sepse ashtu janë procedurat ligjore, tepër të ndërlikuara. Tjetër ishte menaxhimi i pyjeve. Shpresojmë që të mos ketë dallime mes bashkive të majta e të djathta”, tha Dodaj në Euronews Albania.
Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në Shkodër ishin të pranishëm dhe 6 kryebashkiakë të opozitës. Teksa është interpretuar nga disa si një bashkëpunim i kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, që ai e quan si “Non Grata”, kreu i qeverisë ka dhënë një përgjigje shumë të qartë.
Ai ka treguar se përse ka zgjedhur që në këtë mbledhje, ftesa t’u shkonte dhe demokratëve.
“Kam parë me kënaqësi që kryetarët e bashkive kanë bërë punën e kryetarit të bashkisë dhe më vjen shumë mirë që janë kryetar bashkie dhe jo altorpalantë të të tjerëve”, tha Rama.
Sa i takon financave, Rama u tregua i qartë me kryebashkiakët duke u shprehur se bashkitë me performancën më të mirë, do të përfitojnë mbështetje më të madhe nga ana e ministrisë së Financave.
“Kush performon më mirë do të ketë mbështetje nga Ministria e Financave kur shpërndan grantin e pakushtëzuar", tha ai.
Lini një Përgjigje