TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2024, 09:30

“Kathimerini”: Presioni i SHBA-së do të dyfishohet, Rama po injoron Greqinë duke e shpallur Shqipërinë vendin më anti-rus të Ballkanit

Shkruar nga Pamfleti
“Kathimerini”: Presioni i SHBA-së do të dyfishohet, Rama
Edi Rama/ Foto Armando Babani

Vendimi i Greqisë për të bllokuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas dënimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në planet greke për të arritur një marrëveshje për përcaktimin e zonave ekskluzive ekonomike detare që Athina shpresonte se do të shërbente si një plan për negociatat më të rëndësishme me Turqinë.

Kathimerini shkruan se presioni i BE-së dhe SHBA-së ndaj Athinës për të rishikuar qëndrimin e saj do të vazhdojë, duke qenë se Shqipëria ka zënë një pozicion si vendi më anti-Rusi i Ballkanit dhe do të dyfishohet nëse qeveria greke ndjek këshillën e disa politikanëve për të vendosur sanksione dypalëshe.

Përkrahësit e sanksioneve pretendojnë se kryeministri shqiptar Edi Rama e sheh mbështetjen perëndimore si një licencë për të injoruar presionin grek.

Për herë të parë në vite, përfshirja edhe një herë në konflikte të gjata në Ballkan, është një mundësi reale, veçanërisht nëse nacionalistët mbizotërojnë në Maqedoninë e Veriut.

Ju rikujtojmë se Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Vendimi për Belerin u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela dhe anëtare gjyqtaret Irena Gjoka e Flora Hajredinaj, pas një procesi që zgjati prej rreth 6 muajsh në gjykatë. Shpallja e vendimit u monitorua nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, mbështetetësit e Belerit, përfaqësuesit e ambasadës greke në Tiranë si dhe gazetarë grekë.

Për dënimin e Belerit, reagoi ashpër edhe Ministrisë së Jashtme greke.

Ministria e Jashtme Greke në një njoftimin e saj në faqen zyrtare të ministrisë tha se dënimi  i Belerit nga gjykata shqiptare shton shqetësimet për objektivitetin e procesit.

'Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës Fredi Beleris shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.
Dhe kjo për shkak të lëkundjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar. Dhe masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën dhe e mban kandidatin e mundur në krye të bashkisë, pavarësisht vendimit të shprehur të gjykatës muaj më parë që vendosi shkarkimin e tij të menjëhershëm.', njoftoi ministria greke.

rama shqipëria fredi beleri

Lini një Përgjigje