Ka përfunduar mbledhja e Ramës me organizatat socialiste në Shkodër.
Kryeministri me deputetët dhe të zgjedhurit vendor po konsumojnë një kafe në një nga lokalet e lagjes Xhabije, zonë në të cilën po kryhet investimi i rikualifikimit të 55 pallateve.
Në fokus të diskutimeve ka qenë rienergjizimi i partisë. Shkodra është qarku surprizë pasi numëron në shkallë vendi, numrin më të lartë të anëtarësimeve.
Rama më herët ka kryer edhe disa inspektime në qytet, kryesisht në zona ku janë parashikuar investime te reja, si dhe në ato që janë përmbyllur pak muaj më parë.
Pas kafes Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar inspektime në shkollën profesionale “Jordan Misja” gjatë qëndrimit të tij në Shkodër për ndërhyrjet e nevojshme infrastrukturore dhe arsimore të qytetit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se është “Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt europian për nxënësit e shkollave profesionale…”
“Forca Benet se duhet të bëjmë ça su bë 30 vjet dhe qeveria s’ka nga lun pa t’nimu me t’tan forcën, se Shkodrën po s’e bame ne siç e ka meritu kaher, kush tjetër harroje se e ban sa jena gjallë”- tha kryeministri.
Lini një Përgjigje