Amantia Xhafaj dhe Ditjon Baboçi, së bashku me Artan Sakon (vëllai i kryebashkiakut të Tepelenës), morën nga Edi Rama 5 hektarë tokë bregdetare në Topojë-Seman për një park fotovoltaik. Ministria e Energjisë ia miratoi kërkesën në 2 ditë, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë i dha licencën për 30 vjet, 3 muaj para se të publikohej vendimi. Në total, qeveria i dhuroi 50 mijë m² tokë: 14.755 m² më shumë se projekti, për të ndërtuar edhe vila e pallate në bregdet.
Pasi vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt, me vendim të kryeministrit Edi Rama, morën falas dhe hipotekuan në emrin e tyre 5 hektarë tokë shtetërore në bregdetin e Topojë-Semanit në Fier, për ndërtim parku fotovoltaik, qeveria, nëpërmjet strukturave të saj, po vazhdon procedurat e përshpejtuara në favor të biznesit të tyre.
Me miratim të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, me Vendim nr. 91, datë 2 prill 2026, të mbajtur 3 muaj të fshehur dhe të publikuar më 30 qershor, ka vendosur licencimin e kompanisë "Dion Energji" për prodhimin e energjisë nga centrali fotovoltaik në bregdetin e Semanit.

Kompania "Dion Energji" është 50% në pronësi të Amantia Xhafaj dhe Ditjon Baboçit, vajza dhe dhëndri i Fatmir Xhafajt, ndërsa 50% është në pronësi të Artan Sakos, vëllai i ish-Drejtorit të Gardës, Gramos Sako, aktualisht kryebashkiak i Tepelenës.
Në vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, thuhet se kompania "Dion Energji", më 6 prill 2023, lidhi me Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës kontratën për ndërtimin dhe shfrytëzimin e centralit fotovoltaik, me kapacitet prodhues 2 megavat në bregdetin e Topojë-Semanit.
Nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, kompania e vajzës dhe dhëndrit të Fatmir Xhafajt ka marrë miratimin për lidhjen e centralit të tyre fotovoltaik me rrjetin e shpërndarjes së energjisë që do të prodhojë, sipas Kontratës nr. 6359/2, datë 28.6.2022, pra, 1 vit para lejes së ndërtimit.
Është pajisur me leje mjedisore më 13 nëntor 2024 nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që i miraton ndërtimin e parkut të energjisë fotovoltaike në bregdetin e Topojë-Semanit, me mashtrimin sikur nuk dëmton mjedisin.
Pas këtyre vendimeve, me lejen e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, formalisht edhe Bordi i Entit Rregullator të Energjisë i ka dhënë licencën për prodhim dhe shitje energjie për 30 vjet.
Sipas vendimit, kompania e vajzës dhe dhëndrit të Fatmir Xhafaj dhe e vëllait të ish-Drejtorit të Gardës, Gramos Sako, ndërtues i pallatit të Linda Ramës, kanë filluar prodhimin e energjisë më 15 maj 2026, nga parku i tyre fotovoltaik, i ndërtuar në tokë shtetërore bregdetare që ua ka dhuruar kryeministri Edi Rama.
Kërkesën e kishin bërë me Shkresën Nr. 667, datë 17 shkurt 2026; Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ia miratoi pas dy ditësh, më 19 shkurt, ndërsa Enti Rregullator i Energjisë e trajtoi më 2 mars dhe i dha licencën më 2 prill 2026.
Megjithëse projekti i parkut fotovoltaik është 35 mijë e 245 m² tokë, qeveria dhe Bashkia e Fierit u kanë dhuruar 50 mijë m² tokë shteti; ose 14 mijë e 755 m² tokë më tepër, për të ndërtuar dhe kompleks me vila e pallate në bregdetin e Semanit./Pamfleti
Licencimi dhe vendosja e te ashtuquajturave parqe forovoltaike ne tokat bregdetare duhet te monitorohet strukturë nga shteti i mirfillt. Sepse ky mund te het nje spekulim per te ndryshuar pastaj destinacionin duke e shenderruar ne resorte hotele e betonime. Asnje projekt fotovoltaik nuk eshte aq profitabil sa proklamohet. Ne 1 hektar toke me pajisje fotovoltaike mund te fitohet neto jo me shume se 2 deri ne 3 mije euro ne muaj. Keto para do ti shumëfishohen ne cfardo projekti hoteleri.. prandaj leni përrallat e mos mashtroni ende kete popull. E njëjta vëen per tokate bujqësore. Nuk duhet te lejohen te zihen tokate bujqësore me parqe fitovoltaike.... Mjafte me me spekulime. Filloni punoni e zhvilloni bujqësinë duke filluar nga produktet primare te saj e deri te ato dytësore, përndryshe do te mbeteni parazit qe ushqeheni me produktet e grekoshkijeve e sllavomaqedonge apo turkogrelve.
Dhe i shkreti popull protestues, vazhdon e sillet vërdallë tash mbi nje muaj rrugëve te Tiranes...
nuk eshte ashtu sic duket, nuk eshte se ka patur ndikim bab fatniri.