TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2024, 16:12

Rama urdhëroi të tijtë t’i “vjedhin” mbështetësit opozitës, reagon Bardhi: Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët!

Shkruar nga Pamfleti

Rama urdhëroi të tijtë t’i “vjedhin”

Thirrja e kryeministri Edi Rama nga Shkodra ndaj të tijve se duhet të hapin dyert për të gjithë përfshirë këtu edhe për demokratët, nuk është pëlqyer shumë kryetarit të Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social “X” Bardhi i bëri thirrje Ramës që të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që sipas tij nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Edi Rama duhet të mbyll derën dhe dritaren që të mos vijojë braktisja masive që po i bëjnë socialistët e ndershëm, që nuk pranojnë dot 11 vjet keqqeverisje dhe korrupsion, largimin e të rinjve nga vendi apo varfërinë në rritje.

Demokratët kanë shtëpinë e tyre dhe janë të vendosur të bëjnë realitet ndryshimin që presin shqiptarët prej 11 vjetësh. Boll më! 12 vjet keqqeverisje dhe korrupsion janë shumë kohë e humbur”, shkruan Bardhi.

bardhi

Lini një Përgjigje