Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ndërmori një fushatë të koordinuar për të asgjësuar opozitën dhe për ta shndërruar Partinë Demokratike në një forcë politike fasadë.
Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD, Berisha deklaroi se, sipas tij, Rama përdori të gjitha mjetet për të dobësuar PD-në, duke përfshirë heqjen e vulës dhe emrit të partisë, izolimin politik dhe goditjen e strukturave opozitare.
“Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi. Nuk është për treg kjo parti, kjo parti është për ideale dhe vlera. As nuk blihet, as nuk shitet, as nuk mposhtet kurrë”, u shpreh Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike tha gjithashtu se demokratët u përballën me një periudhë të vështirë politike, por zgjodhën të vazhdonin betejën për të mbrojtur pluralizmin dhe vlerat e tyre.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për ta izoluar dhe dobësuar, Partia Demokratike arriti të mbijetojë dhe të ruajë mbështetjen e anëtarësisë së saj.
Berisha përsëriti akuzat ndaj qeverisë për përdorimin e institucioneve kundër opozitës, duke pretenduar se në vit zgjedhor janë goditur liderë të forcave opozitare.
Në fund të fjalës së tij, ai falenderoi mbështetësit e Partisë Demokratike për besimin dhe qëndresën gjatë viteve të fundit, duke i cilësuar ata si “gardianë të pluralizmit politik” dhe të vlerave të lirisë.
“Unë e dija që na prisnin beteja të egra, por miq në karrierën time politike dhe në jetë kam bërë gabime. Kam patur një avantazh të madh, nga vitet e rinisë deri më sot, gjithnjë kam ruajtur të paprekur bindjen se jashtë teorisë së gabimit kurrkush nuk del. Ndaj gjithmonë jam përpjek ti korrigjoj, por dua t’iu them sot se në një gjë nuk kam gabuar kurrë, nuk kam gabuar kurrë në besimin ndaj jush. Nuk kam vendosur kurrë në jetën time, në dyshimin më të vogël, besimin tek ju, idealet tuaja, përkushtimin tuaj. Ndaj edhe nisëm së bashku një udhëtim të vështirë, në një moment kritik, pasi kishim bërë shumë përpjekje për të forcuar pluralizmin, kishim edhe arritjet tona të mëdha, erdhi një moment kur Rama vendosi si moral, platformë të regjimit të tij, moralin dhe platformën e etërve të tij xhelatë. Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi. Nuk është për treg kjo parti, kjo parti është për ideale, vlera. As nuk blihet, as nuk shitet, as nuk mposhtet kurrë. Ndaj edhe u ngritëm. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. Na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave në zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën. Vini në këtë sallë gardianë të pluralizmit politik, gardianë të pamposhtur të vlerave të lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Narko diktatori bëri gjitha te eliminonte PD, i mori vulën, i hoqi emrin, i provoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm që ndrynte atë. E izoloi përkohësisht nga mbarë bota. Vazhdoi betejën i mbështetur edhe nga mafia elektorale. Në vit elektoral arrestoi liderët e partive kryesore opozitare”, tha Berisha në fjalën e tij.
"Falenderoi mbeshtetesit"...dhe i dha nje kafe ,,????, se aq kane mbetur..sa nje tavoline kafe..