Partia Demokratike ka mbledhur këtë të shtunë në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar, në të cilin vendoset për disa çështje që ndikojnë në të ardhmen e kësaj partie për 3 vitet e ardhshme.
Kuvendi do të vendosë për ndryshimet e statutit që u miratuan nga Kryesia 3 ditë më parë dhe do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar, duke i hapur rrugën edhe ndryshimeve të tjera në kupolën e partisë.
1100 delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do të marrin pjesë në ditën e sotme, do të përcaktojnë 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të zgjedhur.
Përveç 200 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që zgjidhen me votë nga Kuvendi, do t’u bashkohen edhe anëtarë të tjerë që janë deputetë, ish-zyrtarë të PD-së, si dhe drejtues të bashkive, përfaqësues të PD-së dhe anëtarë të kryesisë.
Ndërkohë kreu i PD, Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar.
Lini një Përgjigje