
Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet e 11 majit, me 21 mijë vota, ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave për lidhje me bandat kriminale.
Pas mbylljes së seancës plenare të së enjtes, Balla tha se akuzave të Berishës iu përgjigjën qytetarët në 11 maj. Ai u shpreh se rezultati i votave është falë punës dhe fushatës së përditshme në zonën e vet elektorale në qytetin bregdetar.
“U përgjigjën qytetarët në datë 11 maj. Bëj fushatë çdo ditë në zonën time. Nuk ka akuza, janë të gjitha shpifje. Falë punës u bë gjithë ky rezultat nga qytetarët e Durrësit”, tha Balla për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje