TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 12:30

Mbyllet pas 15 minutash seanca plenare, tensione mes opozitës dhe mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet pas 15 minutash seanca plenare, tensione mes opozitës dhe

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, e cila zgjati rreth 15 minuta. Në këtë seancë u miratua kalendari i punimeve, për periudhën 29 maj-8 korrik 2025.

I pari që mori fjalën në Kuvend ishte kreu i PD Sali Berisha. Ky i fundit tha se zgjedhjet ishin një “farsë”, ndërsa akuzoi mazhorancën se ka manipuluar votat me ndihmën e parave të krimit dhe karteleve të drogës.

Spiropali i ndërpreu fjalën kreut të PD, ndërsa iu drejtua Berishës duke i thënë se: “Koha juaj ka perënduar”.

"Të heq të drejtën e fjalës, s’mund të vish këtu pas humbjes tënde turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ky është rendi i ditës, keni bërë kërkesë, s’mund të flasësh, e ke mbyllur siç e ke mbyllur gjithmonë. Mbyllet seanca plenare", tha Spiropali.

Lini një Përgjigje