Kreu i PD, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në Kuvend këtë të enjte, e para seancë që pas shkëputjes së gjatë për zgjedhjet e 11 majit.
Teksa Berisha po fliste duke përsëritur se zgjedhjet ishin një “farsë”, fjala e kreut të PD u ndërpre pas përfundimit të kohës nga kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali.
Madje kjo e fundit, iu drejtua Berishës “koha juaj ka perënduar”.
Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij akuzoi socialistët për vjedhje të zgjedhjeve.
Por kryetari i grupit të PS-së, Niko Peleshi kishte një thirrje. “Të punojmë që 25-30 akte të depozituara t’i miratojmë për të vazhduar punën duke filluar nga e enjtja tjetër” tha ai.
Por sërish ndëryhi Berisha, që hodhi akuza ndaj ministrit Gonzhe.
“Ai është Blendi Xhabafti”- iu drejtua Berisha ministrit Gonxhe. “Pusho”- i tha Berisha, por Spiropali i hoqi fjalën.
“Ti nuk mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe të prishësh Kuvendin e Shqipërisë” tha ajo duke mbyllur seancën.
Kreu i PD deklaroi nga foltorja se Edi Rama angazhoi krimin e organizuar për të fituar në këto zgjedhje, teksa shtoi se 28 deputetë në Kuvendin e ri janë zgjedhur nga klanet e drogës.
“Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur vendi. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve, Edi Rama përdori 76 milionë dhuratë për 48% të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro, gjoba dhe kamata për të marrë votat, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Evropë. Deputetët e karteleve po iu zëvendësojnë në parlament. Vetëm Arkendi që mori 2000 vota në 2021, mori këtë vit 5000 vota më shumë se Rama. Klanet e vrasësve, drogës sjellin në këtë parlament 28 deputetë.
Iu mblidheni këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu i juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve me kanabis në mbarë vendin. Votën e parë të diasporës e manipuluat në mënyrën më të egër. 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. Do të ishte më e ndershme që në parlament të ulej, Troplini, Hajri, Çela, Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët iu përdorin si lecka politike”, tha Berisha.
Debati
Spiropali: Koha mbaroi
Berisha: Cila kohë
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar
Berisha (flet pa mikrofon)
Lini një Përgjigje