TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Maj 2025, 12:32

Meta ngeli jashtë parlamentit, Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Meta ngeli jashtë parlamentit, Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi,

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarët për Kuvendin dhe humbjen e ish bashkëshortit të saj, Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit.

Kryemadhi hoqi përgjegjësitë nga vetja teksa tha se nuk ndjen keqardhje pasi nuk ka qenë lidere e fushatës së tij.

“Të vetmen keqardhje që kam është që njerëzit ndihen më të varfër dhe të pakënaqur por kur vjen puna kutitë dalin në favor të qeverisë. Nuk shoh përgjegjësi ë madhe, s’kam qenë lidere e fushatës së tij, kam qenë një ndër personat që kërkon këtë votë”, tha Kryemadhi.

 

Lini një Përgjigje