TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 10:41

Miratimi i projektbuxhetit 2024 për 5 minuta, Bledi Çuçi "harron" flakët në Kuvend: Më i madhi në histori

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i projektbuxhetit 2024 për 5 minuta, Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS, ka folur pas mbylljes së seancës për pr.buxhetin 2024, e cila u zhvilluar për vetëm 5 minuta mes tensioneve të shkaktuara nga Rithemelimi.

Bledi Çuçi tha se nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

"E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më ë e madhe e pagave në histori."

Pasi mbërritën një orë para orës 10:00, kur ishte caktuar fillimi i diskutimit, deputetët e grupit të Rithemelimit morën karriget dhe i vendosën pirg në foltore.

Garda nuk ka lejuar Sali Berishën dhe Gazment Bardhin të zaptojnë podiumin ku ulet kabineti qeveritar dhe kryetarja e kuvendit. Kjo ka krijuar edhe një moment tensioni, ku Bardhi dhe Ramadan Lika kanë shtyrë punonjësit e Gardës. 

 

miratimi i projektbuxhetit 2024

Lini një Përgjigje