
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj Gardës së Republikës, të cilët kanë rrethuar sallën e Kuvendit duke mos lejuar deputetët e opozitës të futën në sallë dhe ti afrohen foltores.
Ai ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës.
Noka i ka kërkuar përgjegjësit të Gardës t’u tregojë urdhrin e dhënë nga kryetarja e Kuvendit, ndërsa i është drejtuar duke i thënë “ku e ke urdhrin, çfarë urdhri të ka dhënë kjo sorra”.
Ndër të tjera ai është shprehur se gardistët po përdoren mish për top, për Edi Ramën.
"Ku është urdhri? Keni parë të ndodh në botë kjo, nuk ndodh. Mos u bëj mercenarë, bëu zyrtar shteti, mos u bëj mercenar bashkë më atë komandantin. Mirë ai merr tendera, por ti çfarë ke që i bën këto. Si i përdor mish për top, janë bijë nënash edhe këta (gardistët). Mish për top për Edi Ramën, nuk ju vjen zor. Më sill urdhrin, në të kundërt karriget ty të parit, do ta bëj në sy të kamerave. Këta mund t’i mbrojnë deputetët por ty nuk të mbrojnë dot, nxirr urdhrin. Ku e ke urdhrin, çfarë urdhri të ka dhënë kjo sorra", tha Noka.
Lini një Përgjigje