TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 10:04

PS miraton në parim “Projekt Buxhetin 2024”, opozita i vë flakën Kuvendit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
PS miraton në parim “Projekt Buxhetin 2024”, opozita i vë
Kaosi në Kuvend

Mes tymueseve, flakëve dhe karrigeve pirg para podiumit, PS ka miratuar sot projekt buxhetin 2024 me 73 vota pro.

Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta, pasi deputët e opozitës përsëritën skenarin e tymueseve dhe flakadanëve.

Ata kanë ndezur tymyese në momenti kur kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sallën e Kuvendit, për miratimin e projektligjit për buxhetin 2024.

Rama nuk e mori fjalën, por mori pjesë në votimin e projektbuxhetit.

Pas ndezjes së tymyeseve, deputeti Flamur Noka është përjashtuar.

Ndërsa një nga tavolinat ku ishte vendosur flakandani mori flakë. Gardistët kanë shpetjuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët e Rithemelimit.

PS miraton në parim “Projekt Buxhetin 2024”, opozita i vë

PS miraton në parim “Projekt Buxhetin 2024”, opozita i vëPS miraton në parim “Projekt Buxhetin 2024”, opozita i vë

Sali Berisha foli për mediat jashtë parlamentit pas seancës që zgjati vetëm 5 minuta, ndërsa shumica votoi në parim mes tymueseve dhe kaosit projekt-buxhetin për vitin 2024. Sipas Berishës kjo kaloi në mënyrë antikushtetuese.

E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, buxheti erdhi këtu jo në bazë të procedurave të parlamentit, por si një proces klandestin i kryer në thyerje të rregullores dhe ligjeve, me zoom, i zhvilluar me mejhane, me ahengje dhe në mënyrë të paparë. Ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin që buxheti, akt themelor i vitit në parlament të merrte të gjithë dimensionin që i takonte, por ata e kaluan brenda 7 minutave në frikë dhe tmerr. Nuk ka asnjë lloj evidence as për votimin, as për ndonjë gjë tjetër”, tha Berisha.

Sipas Berishës, opozita korri fitore sot.

“Korri një fitore të re në betejën e saj pa kthim pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mbrojnë vjedhjen e tyre”, u shpreh ai.

Sa i përket flakadanëve dhe tymueseve ai u shpreh se ato dogjën procedurën antikushtetuese.

“Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Shihi si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese”, theksoi Berisha.

Projektligjet që u miratuan sot në Kuvend:

Miratohet në parim me me 73 vota pro Pr/buxheti 2024

Miratohet në parim me 73 vota pro ligji për akcizat

Miratohet në parim me 73 vota pro ligjet për taksat

Miratohet në parim me 73 vota pro ligji për Tatimet dhe TVSH

kaosi në kuvend

Lini një Përgjigje