TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2023, 10:19

Deputeti i PD-së përplaset me gardistin: Mos më prek me dorë

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i PD-së përplaset me gardistin: Mos më prek me dorë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ramadan Lika është përplasur këtë të hënë me një punonjës të Gardës.

Ndërsa bërtiste “mos më prek me dorë”, Lika ka shtyrë djalin i cili ka qenë i rreshtuar si pjesa tjetër e Gardës.
Forca të shtuara të Gardës janë gjendur në parlament, ndërsa pritet fillimi i seancës plenare për votimin e projektbuxhetit.

Ka qenë edhe Gazment Bardhi një nga deputetët demokratë i cili është përplasur me Gardën duke përsëritur vazhdimisht “kush jeni ju, çfarë ju duket vetja”.

Ndërsa Berisha kërkonte të shkonte në foltoren e Kuvendit dhe garda nuk e lejonte, Bardhi përsëri bërtiste drejt punonjësve duke iu kërkuar t’i lironin rrugën dhe të mos e preknin Berishën.

 

deputeti i pd-së garda

Lini një Përgjigje