TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 22:16

"Ministrat betohen për heshtje", Armand Shkullaku akuza të forta: Qeveria funksionon si organizatë mafioze!

Shkruar nga Pamfleti

"Ministrat betohen për heshtje", Armand Shkullaku akuza të

Armand Shkullaku e ka krahasuar qeverinë shqiptare me një organizatë mafioze, ku anëtarët betohen për heshtje dhe ku atyre që "u pritet koka", pra që përfundojnë në burg, paracaktohet "nga lart".

"Për sa kohë kjo funksionon si organizimi i mafias, ka njerëz që betohen për heshtje, ka nga ata që kontrollojnë dhe atyre që u pritet koka, janë ata që përgatiten paraprakisht. Organizata ka disa rregulla, po të doli emri, po je i dyshuar do të shkosh në burg.

Në Elbasan përshembull te inceneratori, del kryetari i Bashkisë, me porosi dhe shpall gjendje emergjence. Kjo gjendje emergjence, heq detyrimin e qeverisë për tender. E bën me procedurë të përshpejtuar. Përgatitën Durrësin, Kavajën, u bënë disa kronika që po mbytet Durrësi nga plehrat. Gjithçka është e organizuar. Ngaqë e bëjnë trashë, ajo pastaj duket. Kur nuk ka incenerator, nuk ka…", deklaroi Shkullaku.

armand shkullaku akuza qeveria

Lini një Përgjigje