
Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se vetëshkatërrimi i opozitës po ndodh për shkak të frikës dhe tensionit nga SPAK. Po ashtu ai tha se Rama po pastron qeverinë për të shmangur çdo lloj kosto nga ata që janë sot në SPAK.
“Ka ndodhur dhe po ndodh që mazhoranca të ketë e krijuar një shans dhe të ketë një shans. Tani në raport me SPAK, mazhoranca po luan shansin dhe nuk po luan humbjen dhe ky është një problem interesant.
Sa më shumë njerëz nga mazhoranca thërret SPAK, madje edhe i dërgon në gjyq, madje bëhet edhe publike, mazhoranca nuk tronditet.
Dhe çfarë ka ndodhur? E para ka ndodhur kjo që konstatuat ju, që Rama, mekanizmi brenda qeverisë ka aplikuar një sjellje të veçantë që e bluan çështjen që ka shkuar në SPAK para se gjëja të marrë dhenë.
Kryeministri ka spostuar disa nga figurat shumë më shpejt se të merren në SPAK dhe ato kthehen në një vlerë. Në vlerën morale të vetëpastrimit.
Por kjo nuk është kryesorja, kryesorja është fakti që në intuitën e popullit hyn fakti që kjo mazhorancë e mbështeti e solli deri këtu reformën në drejtësi me mendimin që në radhë të parë do ta pësojë vetë.
Tani është e qartë që kjo mazhorancë ka një aftësi që krijoi një mekanizëm për të ndëshkuar njerëzit e vet.
Problemi tanimë është në opozitë, pse po vetëshkatërrohet? Pikërisht për shkak të frikës dhe tensionit”, tha Çupi.
Lini një Përgjigje