TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 20:35

Dekretimi i Ervin Metes si ministër, Ina Zhupa: Presidenti Begaj shkeli Kushtetutën, çmenduri që ndodhin vetëm në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Dekretimi i Ervin Metes si ministër, Ina Zhupa: Presidenti Begaj shkeli

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur në lidhje me ndryshimet në qeverinë Rama.

Zhupa është ndalur në mos zbatimin e rregullores nga ana e kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla. Sipas saj kërkesa e opozitës për debat gjatë seancës parlamentare ishte legjitime dhe duhej respektuar nga mazhoranca, por kjo mazhorancë nuk pyet më për ligj dhe rregullore parlamenti.

Zhupa nuk ka lënë pa përmendur edhe shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës për rastin e dekretimit të Ervin Metes si ministër, ndërkohë që ky dekret nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“Është rast unikal kur Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën. Presidenti i Republikës nuk mund të dekretonte Ervin Meten si ministër për aq kohë sa Ervin Mete është, ose ishte të paktën deri sot në orën 14:00 në drekë, Kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i një institucioni të pavarur siç ishte Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Pra në momentin që presidenti merr një propozim ministri ka vetëm një detyrë, të shikojë a i përmbush kushtet për të qenë deputet dhe për të qenë ministër, sepse ligji e ka që ministër mund të jetë kushdo që përmbush kushtet për të qenë deputet.

Në këtë drejtim ai nuk mund të dekretonte Ervin Meten për sa kohë ishte në kushte papajtueshmërie, sepse ishte njëkohësisht kryetar i një organi të pavarur. Dekreti i Presidentit Begaj është me datë (9/9) dhe shkarkimi nga Kuvendi është me datë (11/9). Pra kemi dekret për Drejtorin Ekzekutiv të AMF për t’u emëruar ministër. Këto janë çmenduri që vetëm në Shqipëri mund të ndodhin", tha Zhupa për “Syri Tv”.

ina zhupa ervin mete dekretim

Lini një Përgjigje