TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 18:45

Koalicioni "BF" prezanton kandidatin e Kukësit, Meta: Qyteti nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni "BF" prezanton kandidatin e Kukësit, Meta: Qyteti nuk

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, të cilat do të ri përsëritën pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Gjici.

Teksa ka prezantuar kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata, Meta deklaroi se Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për drejtues të përkushtuar.

Meta theksoi se ky qytet është kthyer në kampion të emigracionit dhe se prodhuesit dhe eksportuesit po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë.

"Me votën e tyre qytetarët e Kukësit kanë mundësi të dënojnë 14 majin e tjetërsimit të votës. Të vjen keq që ‘Rruga e Kombit’ pavarësisht se ka shërbyer për kombin tonë, për fat të keq nuk i ka shërbyer sa duhet Bashkisë së Kukësit. Kukësi nuk ka nevojë për fasadat e korrupsionit të Edi Ramës, por për një drejtues të përkushtuar që bashkëpunon me komunitetin dhe ekspertët në gjithë fushat.

Kukësi është kampion për emigracionin fatkeqësisht, por qeveria ka zbrazur edhe xhepat e qytetarëve dhe paratë që sjellin emigrantët përmes luhatjeve të kursit.

Prodhuesit dhe eksportuesit tanë po falimentojnë për shkak të një projekti të qeverisë së Edi Ramës. Me votën tuaj keni mundësinë për të dënuar 14 majin e tjetërsimit të votave, por njëkohësisht t’i jepni shpresë fëmijëve tuaj dhe të rinjve të Kukësit”, tha Meta.

ilir meta kukes kandidat bf

Lini një Përgjigje