TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 21:49

Kalimi nga grupi i Bashës tek ai i Berishës, Gjekmarkaj tregon pse zgjodhi Doktorin

Shkruar nga Pamfleti

Kalimi nga grupi i Bashës tek ai i Berishës, Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me pozicionimin e tij publik krah Berishës në konfliktin e gjatë ku është përfshirë Partia Demokratike.

Ai tha se tryeza e përbashkët ishte për të krijuar një strategji të përbashkët opozitare përballë qeverisë dhe domosdoshmëri në kushtet kur opozita e përçarë po ndihmonte qeverinë.

“Në këto dy vite kemi konsumuar vërtetë shumë emocione negative, kemi thënë fjalën e fundit, kemi qenë emocionalë, jemi përfshirë në beteja vëllavrasëse dhe të gjitha kanë çuar në një copëzim të opozitës dhe humbje të seriozitet përballë opinionit publik. Duke parë gjendjen e opozitës që e fragmentarizuar po e ndihmon shumë qeverinë, duke bjerrë misionin tonë kryesor është momenti i fundit që kushdo ndjen një përgjegjësi për të shfrytëzuar çdo mundësi për ta ringritur PD. Basha është ftuar në tryezën e përbashkët dhe nuk ka pranuar. Kjo tryezë ishte për të krijuar një strategji të përbashkët opozitare”, tha Gjekmarkaj për "Euronews Albania".

agron gjekmarkaj berisha basha

Lini një Përgjigje