TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2023, 21:29

Kabineti i ri qeveritar, Lufti Dervishi: Ndryshimet erdhën pas goditjeve nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Kabineti i ri qeveritar, Lufti Dervishi: Ndryshimet erdhën pas goditjeve

Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar shkarkimet e ministrave dhe emërimet e reja, për të cilat tha se nuk kanë ardhur as për shkak të presionit të njerëzve që janë zemëruar nga skandalet e korrupsionit, apo nga presioni i opozitës, që sipas Dervishit, është e shpartalluar.

Sipas tij, këto ndryshime kanë ardhur për dy faktorë, njëri faktori SPAK për shkak të skandaleve të fundit që kanë shoqëruar shumicën qeverisëse dhe së dyti, për shkak të trilleve të kryeministrit.

“Kur flasim për shkarkime dhe emërime ministrash, zakonisht nënkuptojmë një krizë, por në këtë rast nuk mendoj se është diskutuar në formatin që meriton kjo temë.

Ndryshimet e ministrave nuk kanë ardhur për shkak të presionit të njerëzve në rrugë për shkak se janë zemëruar për shkak të korrupsionit që janë me dhjetëra të kësaj pozite.

Ndryshimet nuk kanë ardhur për shkak të presionit të opozitës për shkak se janë shpartalluar.

Ndryshimet kanë ardhur për dy faktorë. Njëri është faktori SPAK, pra skandalet e fundit që kanë shoqëruar shumicën dhe e dyta trillet e kryeministrit”, tha Dervishi për A2CNN.

lutfi dervishi spak rama

Lini një Përgjigje