
Deputeti i PD, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, foli me tone të larta dhe kritika për sigurinë në vendin tonë
Duke iu drejtuar ministrit të Mrojtjes Pirro Vengu, Balliu i tha se qeveritarët shkojnë në Komisione veç për propagandë.
Ai iu referua atentatit me 1 të vrarë në Rinas, duke thënë se 10 minuta pasi ministrja për punët e Brendshme Albana Koçiu tha se Shqipëria është vend i sigurt, në Rinas u vra një person, Gilmando Dani.
"Portin e Durrësit nuk ta përmendim ne. Portin e Durrësit dhe Aeroportet nuk t’i përmendim ne, se dje ishte një zonjë aty që na thoshte se Shqipëria është më e sigurt dhe mu në aeroport 10 minuta pasi u largua nga këtu bëhet atentati radhës mafioz. Tani po vini këtu për të bërë propagandë, për të bërë zhurmë dhe ne ju tregojmë dokumentat. Nëse një nga këto dokumentat nuk është i vërtetë unë tërhiqem", tha Balliu.
Lini një Përgjigje