Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këtë të mërkurë ambasadorët e vendeve të BE, mes të cilëve dhe diplomatin Gonzato.
Të pranishëm në takim janë dhe ministrat Elisa Spiropali dhe Adea Pirdeni.
Takimi vjen disa ditë pas dorëzimit të proges raportit të KE për Shqipërinë, ndërkohë që ende nuk ka detaje nga ky takim.
Ndërkohë pasditen e sotme, dhjetë ministra të qeverisë shqiptare, së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës, në Itali, ku nesër do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive.
Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.
Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.
Sipas mediave italiane, në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.
Sa i përket migracionit, mediat në vendin fqinj shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.
Lini një Përgjigje