TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2025, 08:30

Atentatet mafioze trondisin vendin, Rama dhe ministrat udhëtojnë drejt Romës

Shkruar nga Pamfleti

Pasditen e sotme, dhjetë ministra të qeverisë shqiptare, së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës, do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive.

Atentatet mafioze trondisin vendin, Rama dhe ministrat udhëtojnë drejt
Kabineti "Rama4"

Një ngjarje e rëndë tronditi dje më 11 nëntor Tiranën dhe mbarë vendin, e ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit të shtetit, në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani.

Por për kryeministrin Rama dhe ministren kukull Albana Koçiu, dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, siguria në vend nuk është fokusi i tyre.

Teksa dy të fundit kanë kyçur gojën, kryeministri Edi Rama është zgjuar ditën e sotme duke përshëndetur qytetarët shqiptarë me kartolina nëntor.

"MIRËMËNGJES  dhe me këtë kartolinë nëntori, krijuar me pasion nga vetë nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”, ju uroj një ditë të mbarë’ shkruan Rama.

Ndërkohë pasditen e sotme, dhjetë ministra të qeverisë shqiptare, së bashku me kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës, në Itali, ku nesër do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive.

Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.
Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Sipas mediave italiane, në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Sa i përket migracionit, mediat në vendin fqinj shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;
dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

rama dhe ministrat udhëtojnë drejt romës

4 Komente

  1. H
    Hallexhiu

    Atentatet si ky dhe ne vijim i kemi dhurate nga perverset e spakut qe i nxorren te gjitha pergjimet sic deshen vete dhe ne shum raste te deformuara pastaj i mori klodjana me shoket e vet i perpunuan sic din gazetaret vetem tek ne dhe i hodhen ne treg per ca klikime me shum pa e rrujt fare se gjaku do shkoj lum ,por mos harroni karma vonon por nuk harron se ju jeni vrasesit e vertete ,suksese e byth te forta se zdo keni vrim miu ku ta fusni koken se robve i ka vajt ku smban me

    1. e
      edi

      Kokat henkshin

      1. L
        Lira

        Pak nga pak shitet Shqiperia, vec kur te shikojme karabinjeret Italiane ketu do kuptojme ku jemi.

        1. R
          R

          Njerez pa asnje vlere. Vetem qesharake.

          Lini një Përgjigje