TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2024, 19:42

Mbledhja e kryetarëve të degëve në selinë e PD, vendoset ora dhe plani i protestës!

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e kryetarëve të degëve në selinë e PD,

Mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Demokratike u mblodhën kryetarët e degëve të PD.

Në fokus të diskutimeve ishte protesta e radhës, e cila do të organizohet nga opozita më datën 29 tetor. Ndërkohë, gjatë mbledhjes u vendos që protesta të nisë në orën 17:00.

Kujtojmë se ishte kryetari i PD-së Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar se do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në disa akse kyçe në vend.

Konkretisht akset që do të bllokohen janë rrethrrotullimi te “Kthesa e Kamzës”, aksi Milot-Shkozet, rrethrrotullimi Rrogozhinë, rrethrrotullimi Levan dhe rrethrrotullimi i Bradasheshit.

 

 

Lini një Përgjigje