TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2024, 19:13

Organizimi i protestës së 29 tetorit, kryetarët e degëve të PD mblidhen në seli

Shkruar nga Pamfleti

Organizimi i protestës së 29 tetorit, kryetarët e degëve

Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë e PD.

Sipas gazetarit Osman Stafa bëhet me dije se fokusi i mbledhjes do të jetë protesta e 29 tetorit. Kujtojmë se më  29 tetor organizimi i opozitës pritet të jetë edhe më i madh sesa në protestën e kaluar të mosbindjes civile të mbajtur në 7 tetor.

Nuk ka ende detaje sesi do të organizohet protesta e 29 tetorit dhe se kush do të jenë drejtuesit e kësaj proteste.

Disa ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.

Detaje të reja priten të jepen në vazhdim pas përfundimit të mbledhjes së kryetarëve të degëve të PD-së.

Lini një Përgjigje