TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2024, 13:40

“Bëjeni urgjent! Ky është lajmi i vitit”/ Dosja e SPAK për Metën dhe Kryemadhin, Berisha tregon lidhjet e tyre me biznesmenin Shatku

Shkruar nga Pamfleti
“Bëjeni urgjent! Ky është lajmi i vitit”/ Dosja e
Adrian Shatku, Berisha, Dumani

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në një konferëncë për mediat ka komnentuar dosjen e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, teksa tregoi edhe për raportin e tyre me biznesmenin Adrian Shatku.

Berisha u shpreh se kurrë nuk do të mbronte një akt korruptiv, por gjithashtu theksoi se nuk do të pranonte as akuza politike për këdo qofshin ato.

'Së pari garantoj cdo shqiptar se kurrë kurrë nuk do të mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte. Por, kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilido qofshin ato. Unë do ndalem vetëm në dy kryesore prej tyre. Altin Mercenari shkruan në paçavuren e tij se Monika Kryemadhi dhe Meta kanë favorizuar biznesmenin Shatku në një linjë transmetimi. Por çfarë thotë korrespondenca e  Monika Kryemadhit me Shatkun. Zonja Kryemadhi i thotë se ‘unë e takova zotin Rama dhe e pyeta se çfarë po bën me problemin e Shatkut’, Rama u përgjigj: bëjeni urgjent. Dhe Shatku ja kthen, ky është lajmi më i mirë i viti.

Në këta rast kuptoj që ka një raport Kryemadhi-Shatku Rama dhe del shumë qartë se ‘dhuratëmadhi’ është Rama, ndaj Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua.

A mund të pranojë njeri një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe jo ndaj Edi Ramës, dhuratëmadhit.", tha Berisha.

Kompanitë UNIFI Communication INC dhe UNIFI Holdings INC, në pronësi të biznesmenit Adrian Shatku, që Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përdorën të gjithë pushtetin e tyre që ajo të merrte në Shqipëri lejet për 2 projekte milionëshe, futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike, ka pasur lidhje edhe me familjen dhe pushtetin e Sali Berishës.

Adrian Shatku, një shqiptar nga Peshkopia, kishte ngritur biznesin e tij të fuqishëm në Nju Jork, kanë krijuar lidhje me Argita Berishën që në vitin 2010. Studioja e vajzës së Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, kishte marrë nga Unifi Communications Inc një këst të parë prej 7.656 euro, të mjaftueshme vetëm për të nisur një studim për mundësinë e investimeve. Ashtu siç ndodhte me të njëjtën skemë që klientët e vajzës privilegjoheshin, Berisha më 21 tetor 2010 firmoste vendimin e këshillit të ministrave me numër 840 me të cilën lejon ‘’Shoqërinë UNIFI Holdings Inc. - dega Shqipëri, për të kryer studimin përkatës dhe për shtrirjen e kabllos nëndetare ndërkombëtare me fibër optike Bari (Itali) - Gjiri i Lalzit (Shqipëri)’’. Votues i këtij vendimi ka qenë dhe Ilir Meta, i cili ishte ministër i Berishës në atë kohë, edhe pse në konflikt interesi pasi Shatku ishte kushëri i Monika Kryemadhit.

Dhe pikërisht këtë vendim të qeverisë Berisha, e çuan deri në fund Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.  SPAK thotë se Meta-Kryemadhi bashkëpunuan me Shatkun dhe vendosën në funksion të tij administratën shtetërore në funksion të interesave të kompanive të tij. Ata kanë përdorur pozicionet dhe influencën tyre në nivelet e larta të pushtetit. Për të vërtetuar korrupsionin e Meta-Kryemadhit me kompaninë e Shatkut SPAK bazohet në zbardhjen e të gjitha bisedave nga zbërthimi i telefonit të Monika Kryemadhit.

adrian shatku

Lini një Përgjigje