
Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar në një deklaratë për e mediat, arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Arrestimin e Metës, Bertisha e quajti akt brutal dhe kulmor.
“Java që kaloi, shënoi akte kulmore brutale të narkodiktaturës në Shqipëri, fytyra e narkoshtetit doli me pusinë që i zunë ish-presidentit, ish-kryeministrit, ish-kryetarit të parlamentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me të gjithë shëmtinë e saj para botës.
Por, Edi Rama si një Makbeth i vërtetë, u përpoq të shfrytëzojë këto akte brutale dhune ndaj opozitës me një mashtrim të përmasave makbethiane ndaj pensionistëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje