TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2024, 10:18

"Takimet e Ramës me të moshuarit show", Tabaku: U dha 73 milionë euro PPP-ve dhe pesë herë më pak pensionistëve!

Shkruar nga Pamfleti
"Takimet e Ramës me të moshuarit show", Tabaku: U dha 73
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj fushatës së qeverisë për pensionistët, duke e cilësuar atë si një “show të radhës”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se kjo fushatë është një cirk i telekomanduar, ku 780,000 pensionistë përdoren për përfitime politike, ndërsa realiteti i buxhetit është krejtësisht ndryshe.

Ajo thotë se qeveria ndau 73 milionë euro më shumë për koncesionet e PPP-ve krahasuar me fillimin e vitit, ndërsa pensionistëve u është ndarë një pjesë minimale, pesë herë më pak.

"Përmallimet e ministreshave e deputetëve për pensionistët janë thjesht shou i radhës i cirkut lëvizës që me telekomandë u urdhërua që 780,000 pensionistë duhen takuar.

Politikanët flasin me akte dhe e vërteta është komplet ndryshe. Qeveria socialiste e ndryshoi buxhetin në shtator 2024 dhe u dha 73 mln euro PPP-ve më shumë sesa në fillim të vitit!

Rishikuan buxhetin dhe i dhanë pensionistëve 5 herë më pak se sa oligarkëve. Qeveria e pakicës!"-shkruan Tabaku. 

Lini një Përgjigje